Foli para gazetarëve në një qendër tregtare

Foli para gazetarëve në një qendër tregtare

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi Sayisman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, të cilët janë martuar në vitin 2017, shumë shpejt do të bëhet prindër për herë të parë. Çifti kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Efehan.

Edhe pse në muajin e tetë të shtatzënisë, Almeda nuk duket se ka shtuar shumë peshë. Kjo shihet në një fotografi të shkrepur së fundmi, derisa ajo ishte në një qendër tregtare në Turqi.

E pyetur nga gazetarët se si po i shkon shtatzënia, Almeda u përgjigj kështu: “Faleminderit Zotit gjithçka është në rregull. Jam ndier pak e lodhur këto ditë, përveç kësaj nuk ka asnjë problem tjetër, ka thënë ajo, transmeton rtv21.tv

Pas një bisede të shkurtër me gazetarët, Abazi vazhdoi blerjet dhe u largua shpejt nga qendra tregtare./21Media