Chelsea e dëshiron Dani Alvesin

Chelsea e dëshiron Dani Alvesin

Super mbrojtësi brazilian, Dani Alves nga skuadra italiane mund të transferohet në Angli. Kjo pasiqë, Alves po kërkohet nga skuadra e Premierligës, Chelsea.

Duke parë lojën dhe sukseset që mbrojtësi brazilian i dha skuadrës së Juventusit që të arrijë në finale të Champions Leagues, trajneri i Chelseas e dëshiron atë në skuadër.

Conte shpreson që me transferin e Alvesit në Chelsea, ai do ta ndihmonte ekipin në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Alves ka qëndruar te gjiganti katalunas, Barcelona 8 vjet, derisa verën e kaluar u transferua në Juventus./21Media