“Amaneti i mërgimtarit”, titullohet projekti i ri i publikuar nga këngëtarët e njohur, Violetë Kukaj dhe Hekuran Krasniqi.

Dyshja e njohur përmes vargjeve të kësaj kënge kanë shfaqur mallin e mërgimtarëve për atdheun, shkruan rtv21.tv

“Me pushon shpirti në qetësi në tokën e nënës Shqipëri”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge.

Kjo këngë është publikuar me videoklip në të cilin Violeta dhe Hekurani shfaqen me veshje kombëtare.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur vet Hekurani./21Media