Amazon ofron të paguajë shkollimin e 750 mijë punëtorëve

Amazon ka ofruar të mbulojë koston e shkollimit të kolegjit për të gjithë 750,000 punonjësit e saj të vijës së parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi vjen ndërsa gjiganti i blerjeve në internet përpiqet të tërheqë dhe mbajë staf në mes të mungesës së fuqisë punëtore në industri.
Firma tha se do të investonte 1.2 miliardë dollarë në skemë, me punëtorët që do të kenë qasje në fondet vjetore për sa kohë që ata qëndrojnë në Amazon, transmeton rtv21.tv.
Është kompania e radhës e madhe që ofron financimin e arsimit të punëtorëve pas lëvizjeve të ngjashme nga Ëalmart dhe Target.
Në një postim në blog, Amazon tha se oferta e saj për shkollim në kolegj do të zbatohej në “qindra partnerë arsimimi në të gjithë vendin” pa deklaruar se cilët prej tyre.
Gjiganti i blerjeve ka thënë se do të mbulonte edhe lloje të tjera të arsimit duke përfshirë diplomat e shkollës së mesme dhe kurset e gjuhës angleze, si dhe zgjerimin e trajnimit të karrierës në punë.
Firmat amerikane po ofrojnë një sërë përfitimesh dhe stimujsh për të joshur punonjësit përsëri në fuqinë punëtore pasi kufizimet lehtësohen.
Sipas Departamentit Amerikan të Punës, hapja e vendeve të punës arriti një rekord të ri prej 10.9 milionë në korrik, duke tejkaluar numrin e të papunëve me më shumë se dy milionë.
Firmat gjithashtu kanë rritur pagat fillestare ose kanë ofruar shpërblime për të fituar punëtorët./21Media

Back to top button