Ambasada amerikane: Distria Krasniqi dha një shembull frymëzues

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Përmes një shkrimi në Twitter, Ambasada amerikane ka thënë Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.
“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, ka shkruar Ambasada amerikane.
Kujtojmë që Distria Krasniqi ishte sportistja e parë kosovare që këtë vit garoi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke ia siguruar Kosovës medaljen e artë.

Back to top button