Ambasada amerikane – Kombëtares së Kosovës: Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme

Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për një paraqitje historike në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht nga Turqia në ndeshjen vendimtare të play-off-it, në një përballje ku fituesi siguronte kualifikimin.

Skuadra kosovare, sipas Ambasadës Amerikane në Prishtinë ajo që arriti ishte e jashtëzkonshme, me një përpjekje të shkëlqyer, duke luajtur me zemër, vendosmëri dhe krenari.

“Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajti me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme” – shkroi Ambasada e Amerikës në Facebook.

Kosova pësoi humbje ndaj Turqisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të martën, në Prishtinë.

Back to top button