Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë një apel për qytetarët e Kosovës pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Në shkrimin e ambasadës në Twitter thuhet se disiplina është e nevojshme që të kthehet normaliteti në vend.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të ulur lakoren në Kosovë. Disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për të kthyer Kosovën përsëri në punë. Rri në shtëpi dhe vendose maskën”, thuhet në shkrimin e ambasadës në Twitter.

Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja kundër përphapjes së COVID-19, të cilat janë prezantuar të mërkurën nga kryeministri Avdullah Hoti. Me këto masa, varësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjendjen komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë. Vendimi hynë në fuqi më 13 nëntor në ora 18:00./21Media