Ambasada Amerikane ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti.

Në një urim zyrtar, thuhet se ambasada e SHBA-ve mezi pret të punojë me qeverinë Hoti.

“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e Covid-19”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim. Hoti do të qeverisë me kabinetin e tij të përbërë nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministri./21Media