Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka bërë thirrje që politika të qëndrojë larg nga zgjedhjet e ardhshme në Universitetin e Prishtinës.

Zgjedhjet e ardhshme të Universitetit të Prishtinës duhet të mbesin të lira nga politika. Ky lidership jetik i institucionit duhet të zgjidhet në bazë të meritave profesionale dhe akademike”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.