"Së bashku mund ta mposhtim COVID-19"

“Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”

Ambasada Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës në luftimin e COVID-19. Në një shkrim në Facebook, Ambasada Amerikane thotë se jemi bashkë dhe së bashku do ta mposhtim COVID-19.

“Ne e dimë që distanca sociale globale dhe ndjekja e kufizimeve të lëvizjes lokale po vjetërsohet. Por është e rëndësishme që të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe komunat për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Ne do të kemi mundësi të takohemi së shpejti nëse zbatohen këto masa. Ne jemi në këtë së bashku dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.

Aktualisht në Kosovë janë 387 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 9 persona. Si masa parandaluese të përhapjes së kësaj pandemie Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve, të cilët mund të dalin një herë gjatë ditës për 1 orë e gjysmë. Këto masa kanë hyrë sot në fuqi dhe vlejnë deri më 4 maj./21Media