Ambasada e Francës: Presim zgjedhje të besueshme dhe transparente

 

 

Ambasada e Francës në Kosovë pret nga institucionet e Kosovës të organizojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Nga kjo ambasadë thonë se certifikimi i kandidatëve është i përcaktuar me ligj.

Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Francës.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 14 shkurt. /21Media

Back to top button