Aktorja e njohur, Adriana Matoshi,  është shpërblyer me çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Në mesin e urimeve të shumta, Matoshi pranoi urim edhe nga Ambasada e Francës në Kosovë.

“Urime aktores kosovare, Adriana Matoshi, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin kinematografik francez të Evropës Jug-Lindore “See a Paris”. Aktorja fitoi këtë çmim për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” (2018), i cili rrëfen periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992″, thuhet në postimin e Ambasadës së Francës në Facebook./21Media

Urime aktores kosovare, Adriana Matoshi, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin kinematografik francez…

Posted by Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo on Tuesday, 9 June 2020