Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar  qytetarët që udhëtojnë në Kosovë dhe Gjermani për masat që ka marrë ky shtet. Ambasada njofton se Kosova nga institucionet kompetente gjermane llogaritet si vend me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19.

Në masa parashihet edhe vetizolim 14 ditor në shtëpi për ata që kthehen në Gjermani.

“Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroheni tek insitucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlenë për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit. Gjatë kohës së karantinës shtëpiake ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë vendos institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë teste për Covid-19, të cilat njihen në Gjermani.”, thuhet në njoftimin e Amabasadës.

Po ashtu kjo Ambasadë apelon te qytetarët që të kenë parasysh se ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike.

“Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Kosovë nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ekzistojnë kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.”, thuhet në njoftim./21Media

❗️Njoftim për qytetarët që udhëtojnë në Kosovë dhe Gjermani ❗️Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim për në…

Gepostet von Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo am Dienstag, 7. Juli 2020