Nga 24 dhjetor deri më 6 janar 2021, territori italian i nënshtrohet kufizimeve të lëvizjes dhe qarkullimit midis komunave dhe rajoneve, zhvendosjet lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore dhe nevoja urgjente dhe të gjithë ata që lëvizin duhet të paraqesin vetë-deklaratë ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes.

Kjo u bë ditur sot nga Ambasada e Kosovës në Romë, e cila ftoi të gjithë shtetasit kosovarë me vendbanim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese antiCOVID-19, të përcaktuara në Dekretin e Qeverisë italiane të datës 18 dhjetor 2020.

Sipas masave, gjatë periudhës festive zonë e kuqe në të gjithë Italinë do të jetë në datat 24, 25, 26, 27 dhe 31 dhjetor 2020, si dhe më 1, 2, 3, 5, 6 janar 2021. Në këto data, çdo lëvizje midis rajoneve është e ndaluar, njofton ambasada.

Zona portokalli në datat 28, 29, 30 dhjetor dhe 4 janar 2021. Zhvendosjet lejohen vetëm për arsye pune, nevoja urgjente dhe shëndetësore. Të gjithë ata që lëvizin duhet të paraqesin vetë-deklaratë.

Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara:

Kthimi/hyrja në Itali obligon të gjithë shtetasit të pajisen me testin PCR, si dhe vetizolimin 10 ditor dhe mbikëqyrjen shëndetësore;

Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovare që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes rrugëve tokësore në territorin Italian, duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit ku shpjegon qartë qëndrimin në 14 ditët e fundit, si dhe duhet të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve.

Gjatë kësaj periudhe, Ambasada e Kosovës në Itali do të ofrojë shërbime konsullore vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe urgjente, si në vijim: lëshimi i vërtetimeve për vdekje (N.O.), aplikim per pasaportë në rast të skadimit të leje-qëndrimit italian dhe lëshimi i fletudhëtimit në rastet kur dëshmohet domosdoshmëria për të udhëtuar në Kosovë.

Të gjitha shërbimet tjera konsullore shtyhen për një datë tjetër, sapo kushtet shëndetësore dhe ligjore në vend ta lejojnë një gjë të tillë. Ambasada e Kosovës në Romë fton diasporën kosovare që për çdo kërkesë të kësaj natyre të kontaktojnë në:

ROME: Tel: +39685356571; nr i emergjencës: +39327452991;

Email: [email protected][email protected];

Fb: Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali

MILANO: Tel: +3926704804; +39266718644 nr. i emergjencës +393319382019

Email: [email protected];

Fb: Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano

Po ashtu, shtetasit kosovarë në Itali ftohen të kontrollojnë vazhdimisht uebfaqen zyrtare dhe profilin zyrtar të Ambasadës së Kosovës në Facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit.