Urimi i SHBA-së

Urimi i SHBA-së

Ambasada e ShBA-së uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe anëtarët e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale lidhur me kushtet që duhet plotësuar për t’u lidhur me rrjetin elektrik evropian.

“ Miratimi i kësaj marrëveshjeje arrin kulminacionin e projektit të filluar në vitin 2013, për të sjellur siguri energjetike më të madhe për rajonin. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje kreative dhe të qëndrueshme për të nxitur integrimin e mëtejshëm ekonomik. Ne mezi presim që të vazhdojmë të punojmë me Kosovën dhe partnerët e saj të shumtë gjersa ajo zbaton këtë vendim dhe vazhdon integrimin e saj në komunitetin evropian.”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Marrëveshjen e re të kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës, përmes së cilës i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri, është mirëpritur edhe nga krerët e vendit dhe opozita./21Media