Ambasada e SHBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar disa fotografi që pasqyrojnë atmosferën festive brenda hapësirave të saj diplomatike, në prag të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që zhvillohet sonte në Prishtinë.
Në njërën prej fotografive të publikuara shihet e Ngarkuara me Punë në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke simbolizuar mbështetjen për “Dardanët” para përballjes vendimtare.
Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, po ju brohorasim – luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare!