Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar dy të diplomuarit kosovarë Arelena Shalës dhe Ylli Dalladakut në akademinë ushtarake amerikane.

“Urime dy të diplomuarve më të ri Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – West Point, Arelena Shalës dhe Ylli Dalladakut. Ju e keni bërë të gjithë Kosovën krenar me arritjet tuaja dhe me dëshirën për shërbim dhe detyrë. Ne hedhim kapelat tona në ajër për t’u nderuar juve dhe suksesin tuaj të ardhshëm në ushtrinë e Kosovës”, thuhet në urimin e ambasadës.

Më 13 qershor është mbajtur ceremonia e diplomimit në West Point, në prezencë të Presidentit amerikan, Donald Trump./21Media