Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë politikë, në poste zyrtare.

“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë politikë”, shkroi Ambasada në Twitter./21Media