Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës ka humbur kohë, në vend që të kryejë detyrat e tij.

“Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore.”, është shkruar në faqen e Ambasadës në facebook, duke shtuar se njerëzit e vendit tonë meritojnë më shumë.

“Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e #Kosovës meritojnë më mirë.”, është shkruar më tutje në faqen e ShBA-ve në facebook./21Media