Ambasada indiane në Kiev këshillon shtetasit e saj që të evakuohen “urgjentisht”

Ambasada indiane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen “urgjentisht” nga kryeqyteti ukrainas, pasi autokolona ushtarake e Rusisë arrijnë në qytet.
“Të gjithë shtetasit indianë, përfshirë studentët, këshillohen të largohen urgjentisht nga Kievi sot. Mundësisht me trena të disponueshëm ose me çdo mjet tjetër të disponueshëm”, shkroi ambasada në Twitter të martën.
Më pak se 24 orë më parë, ambasada kishte këshilluar qytetarët indianë që të “qëndronin të qetë, paqësor dhe të bashkuar”, duke u kërkuar atyre të qëndronin të duruar pasi priten turma të mëdha në stacionet hekurudhore.
Njoftimi i së martës vjen pas raportimeve të studentëve indianë që dyshohet se janë ngacmuar ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin e Ukrainës në vendet fqinje, transmeton rtv21.tv.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me ngacmimet e supozuara, Arindam Bagchi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, tha gjatë një konference për shtyp të hënën se ata vazhdojnë të flasin me ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për të garantuar sigurinë e indianëve.
Njoftimi i Indisë vjen pasi një kolonë ushtarake ruse e përbërë nga automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete të tjera logjistike arriti në periferi të kryeqytetit të martën, sipas imazheve satelitore nga Maxar Technologies./21Media

Back to top button