Ambasadori britanik bëhet merak për Rita Orën
12 Mars 2020
Së shpejti mund ta dëgjoni këngën e re të Ritës
Së shpejti mund ta dëgjoni këngën e re të Ritës
Rita Ora ka njoftuar adhuruesit se në mesnatë do të publikohet kënga e saj më e re “How To Be Lonely”.
Për projektin e ri të këngëtares shqiptare me famë botërore, duket se entuziast është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, shkruan rtv21.tv
Në fakt përshtypje ambasadorit i ka bërë titulli i këngës, dhe nëpëmjet një shkrimi ku shpërndaun njoftimin e Ritës, Abbott e fton atë të vijë në Kosovë nëse po ndjehet e vetmuar.
“Nëse Rita Ora po ndjehet e vetmuar, ajo gjithmonë mund të vijë në Kosovë“, shkruan ambasadori.
Ndryshe Rita është shumë e lidhur me vendin e saj të lindjes. Në fillim të muajit shkurt ajo bëri një tatuazh në gjuhën shqipe, ku shkroi “zog”, ashtu siç e thërriste nëna e saj kur ishte e vogël./21Media