Ambasadori britanik i quan të papranueshme kërcënimet ndaj policëve serb

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet që po u bëhen policëve të rinj serb në Kosovë.

Abbott ka thënë se është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar Abbot.

Back to top button