Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj refuzoi të përgjigjej në pyetjet e deputetëve lidhur me rastin e Agon Musliut, pasi tha se një deklaratë të tij e ka dorëzuar në organet hetuese të Kosovës.

Ai tha se rasti është ende në hetim dhe duhet të konsultohet me ekspertët e tij ligjor.

Pas kësaj, reagoi kryesuesja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se ai mund të mos u përgjigjet disa pyetje të deputetëve, por është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes për të dëshmuar.

Edhe Bekim Haxhiu nga PDK tha se mos përgjigja në komisionin hetimor është sikur mos të përgjigjet para organeve të hetuesisë.

Cufaj përmes një video-lidhjeje para komisionit hetimor parlamentar dha disa përgjigje të përgjithshme lidhur me udhëtarët e datës 2 maj, në të cilin aeroplan ndodhej edhe i ndjeri Agon Musliu.