Ambasadori Delawie përkrah fushatën #AsUne

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, #AsUne

Fushata “#AsUne nuk do të votoj për kandidatë të korruptuar”, kishte nisur menjëherë pasi u njoftua për datën e zgjedhjeve. Demokracia në Veprim kishte lansuar këtë fushatë me qëllim të vetëdijesimit të votuesve, që me votën e tyre të mos ua japin edhe një mundësi, kandidatëve që nuk i përfaqësojnë denjësisht.
Tani një fotografi e ambasadorit Delawie me #AsUne e ka publikuar KDI (Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova)

Kjo fushatë është përkrahur edhe nga ambasadori i Britanisë të Madhe, Ruairi O’Connell.

 

Back to top button