Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për targat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, po e cilëson si absurde rrezikimin e tensionimit të situatës për targat.
Ai në një postim në Twitter u shpreh se ka më tepër nevojë për burrështetas.
Ambasadori Rohde reagoi në postimin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, përmes të cilit i propozoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ta shtyjë për 48 orë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.


“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, deklaroi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me kërkesën e SHBA-së vendosi ta shtyjë vendimin për targat për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button