Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt intervistimin e presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara nuk ka dashur ta komentojë.

“Ekziston një parim i mirë gjerman që të mos komentojmë kurrë mbi drejtimin e punëve gjyqësore, kështu që unë do t’i përmbahem asaj”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po intervistohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime të supozuara gjatë luftës./kp