Heldt kundër Naser Shalës në krye të AKKVP-së

Heldt kundër Naser Shalës në krye të AKKVP-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Naser Shalës drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga Kuvendi i Kosovës.

Heldt përmes një publikimi në Twitter ka thënë se me Kosova duhet të zgjedh meritorët dhe jo ata me lidhje politike.

“E mrekullueshme! Pra, nëse kualifikimi nuk ka rëndësi, si do të shkojë ky vend përpara? Ne kemi nevojë për ata me kokat më të mira, jo ato me rrjetin më të mirë. Na vjen keq, por kjo gjithashtu tregon edhe paratë e taksapaguesve në fjalë”, ka shkruar Heldt.

Pakënaqësi ka shprehur edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmes një postimi në twitter, Apostolova ka thënë se ndjehet thellësisht e pakënaqur me këtë vendim.

“Thellësisht e pakënaqur me vendimin e Kuvendit të Kosovës, që të injorojë krejtësisht emërimin e personave në bazë të meritave, përmes një procesi të përgjegjshëm dhe transparent. Emërimi i drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës nuk është në përputhje me praktikat dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Apostolova në rrjetin social Twitter.

Edhe ambasada britanike në Kosovë dje ka shprehur keqardhje për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Më 28 shkurt, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Shala arriti të marrë 50 votat e nevojshme për pozitën e drejtorit në AKVP, duke lënë pas vetes Flire Kikën, e cila mori 22 vota./21Media