Ambasadori gjerman për takimin e 31 janarit: E rëndësishme të çojmë para diskutimet për Asociacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Nenad Rashiq, për të pranuar ftesën për diskutim rreth themelimit të Asociacionit, që do të bëhet në Ambasadën amerikane.
Rohde përmes një postimi në Twitter ka se është shumë e rëndësishme të çojnë përpara diskutimet për Asociacionin.
“Pajtohem plotësisht: Është shumë e rëndësishme për t’u çuar para diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serb. Më vjen mirë të dëgjojë ministri kosovar Nenad Rashiq e ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për ASK-në më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ambasada e SHBA-së do të organizojë më 31 janar një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, kështu është thënë në një përgjigje me shkrim të zëdhënësit të Ambasadës në Prishtinë për RTV21.
“Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me synimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Ambasadë së ShBA në Prishtinë për RTV21./21Media

Back to top button