Ambasadori gjerman thotë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde sot ka deklaruar se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të finalizohet.
Ai ka shkruar se këtë e meritojnë qytetarët tanë.


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në Prishtinë, para tri ditësh, ka deklaruar se është e befasuar se si ende nuk është marrë asnjë vendim për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.
“Kjo ishte në agjendë për herë të parë në grupin punues të Këshillit Evropian. Ende s’është marrë një vendim i qartë, do të ketë edhe një votim kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit dhe në prapaskenë po punojmë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti. Nuk mund t’ia shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i shqyrton vlerësimet, që janë pozitive. Të gjitha kriteret janë përmbushur. Ende Këshilli s’ka vendosur, më besoni edhe unë po vuaj sa secili prej jush këtu. Kjo nuk arsyetohet që po ndodhë, e shpresoj se do të shohim rezultate sa më shpejtë”, ka deklaruar ajo./21Media 

Back to top button