Ambasadori Hargreaves para ndeshjes së sontme: Hajde Kosovë, forca Kosovë!

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves i shprehu mbështetje kombëtares së Kosovës para ndeshjes vendimtare me Turqinë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
“Mezi po e pres ndeshjen këtë mbrëmje dhe shpresoj shumë që Kosova do t’i bashkohet Anglisë dhe Skocisë këtë verë. Hajde Kosovë, forca Kosovë!”, u shpreh ambasadori Hargreaves.