Hill: Marrëveshja e Brukselit s’ka të bëjë me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar Bujanoc se Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë , e jo me çështjet e pakicave në Serbi.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështje të pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit“, raporton portali Bujanovacka të ketë thënë ambasadori Hill.

Hill po ashtu ka thënë se çështja e minoritetit shqiptar në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”.

Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur.
“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë”, theksoi ambasadori.

Ambasadori Hill viziton Bujanocin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill po viziton  Luginën e Prishtinës.

Fillimisht ai shkoi në  në Bujanoc, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Nagip Arifin.

Hill do të takohet gjithashtu edhe me deputetin dhe kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin.

Back to top button