Ambasadori Hovenier i mbledh anëtarët e ekipit që negocionin në Vjenë

Negociatorët e vitit 2006/2007 të bisedimeve të Vjenës kanë darkuar sonte me ambasdaorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ambasadori Jeffrey Hovenier e ka cilësuar si ribashkim të “Ekipit të Unitetit”.

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007. Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, u shpreh Hovenier./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button