Edhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando i është bashkuar thirrjes së shteteve të QUINT-it drejtuar liderëve të Kosovës për të hequr dorë nga kërcënimet.

“Ashtu siç u them të gjithë liderëve me të cilët takohem, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, nuk ka vend për kërcënime dhe sulme personale në demokraci. Politikanët duhet të vendosin tonin e diskutimit civil. Ata ia kanë borxh njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Shtetet e QUINT-it përmes një komunikate të përbashkët për media u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime./21Media