Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko ka thënë se pa një ndryshim të qëndrimit dhe një qasje më fleksibile dhe konstruktive të Prishtinës, nuk do të ketë përparim në dialog ose një zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës.

Sipas tij, kjo është një çështje thelbësore për të ardhmen e serbëve në Kosovë, raporton Tanjug.

Diplomati rus thekson se, nëse arrihet një marrëveshje për Asociacionin dhe çështje të tjera, të cilat u diskutuan në dy muajt e fundit në nivelin më të lartë dhe teknik, është e nevojshme të zbatohet menjëherë pa, siç thotë ai, pritjen e rezultatit përfundimtar të dialogut.