Ambasadorja gjermane në Beograd: Nuk ka bazë në Rezolutën 12/44 që forcat serbe të “rikthehen” në veri të Kosovës

Ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad ka thënë se rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ofron bazë për rikthimin e forcave serbe në veri të Kosovës.
“Ekziston ajo rezolutë dhe në bazë të saj KFOR-i do të formulojë përgjigjet, ajo që thamë është se nga këndvështrimi ynë, Rezoluta 1244 nuk ofron bazë për kthimin e njësive nga Serbia në veri të Kosovës, por do të vijë përgjigja e KFOR-it”, i tha ajo televizionit N1.
Sipas saj, situata në Kosovë tregon se sa “urgjente” është që palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe “të gjejnë kopromis e jo të shkojnë nga kriza në krizë”.
Pyetur për planin gjermano-francez ajo tha se është plan evropian. “Është një propozim që jep perspektivë për palët dhe në cilin drejtim duhet të shkojnë”.
Konrad u shpreh e shqetësuar me një deklaratë të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “nuk i beson Gejermanisë”, ngase, siç tha ajo, Gjermania është e përfshirë në zgjidhjen e konfliktit./21Media

Back to top button