Mediumi amerikan CNN, në bazë të numërimit të votave deri tani, ka shkruar se Joe Biden është zyrtarisht presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas projeksioneve të gjigandit mediatik rezultati i votimeve në Pensilvani i jep përparësi Biden si president i 46-të i SHBA-ve.

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se “shpirti i kombit” është në rrezik dhe ka premtuar se ai do të shërojë një vend të thyer nga presidenca e Trump.