Amerika po Malit të Zi në NATO
29 Mars 2017
Senati amerikan është pro antarësimit të Malit të Zi në NATO
Senati amerikan është pro antarësimit të Malit të Zi në NATO
1 Me 97 vota pro dhe vetëm 2 kundër, Senati amerikan ka votuar pro mbështetjes së antarësimit të Malit të Zi në NATO.
Ky ratifikim kërkonte 2/3 e 100 votave të Senatit, por votimi në Senat ishte thuajse unanim. Kjo mbështetje e Senatit amerikan ndaj Malit të Zi, shpresohet të përkthehet në një mesazh të qartë se SHBA do t’ kundërvihet çdo përpjekjeje të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Europë dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit.
Hapi i fundit për ratifikimin e antarësimit nga SHBA, është nënshkrimi i presidentit Trump, i cili nuk dihet se kur do të vijë.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka mbështetur antarësimin e Malit të Zinë NATO, pavarsisht akuzave ndaj antarëve të kësaj të fundit.