Napoli e ka zhvilluar dje një miqësore përgatitore para fillimit të edicionit të ri. Skuadra e Gennaro Gattusos është përballur me Pescaran në “Stadio Sa Paolo”, ndeshje të cilqn e fitoi me rezultat 4:0.

Në këtë ndeshje, nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Në fotografitë e postuara nga Rrahmani në “Facebook”, shihet se ai do ta mbajë numrin 33 në fanellë.

Ndryshe, Rrahmani u transferua këtë verë te Napoli nga Hellas Verona për 14 milionë euro.