Amir Rrahmani rezultoi pozitiv në COVID-19. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, me t’u rikthyer te Napoli, është testuar për COVID-19. Kjo u bë e ditur nga skuadra e Napolit.

Tutje ceket se Rrahmani nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë, dhe është dërguar në izolim. Rrahmani ka qenë i grumbulluar te Kosova për ndeshjet e nëntorit.

Në sfidën e fundit ndaj Moldavisë, ai u detyrua të largohet më herët nga loja, shkaku i një lëndimi.