Ana Kabashi tregon datën e lansimit të këngës së re
17 Gusht 2020
Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi, ka finalizuar projektin e ri muzikor të titulluar “Ma shumë”.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga e re do të publikohet këtë të premte.
“21/08/2020, Ma shumë”, ka shkruar Ana krahas fotografisë.
Ndryshe, “Dashni” është projekti i fundit muzikor nga Ana Kabashi. Kënga deri tani ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube./21Media