Analizat serologjike tregojnë se disa edukatore në kryeqytet ishin të infektuara me Covid-19

 

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se analizat serologjike të kryera para se të fillojë puna në çerdhet në Prishtinë kanë treguar se shumica e edukatoreve në një çerdhe kanë qenë të infektuara me Covid-19 më herët.

Këtë Ahmeti, e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook duke mos treguar për cilën çerdhe bëhet fjalë, mirëpo ai ka treguar se tani ajo çerdhe është e sigurt.

“Analizat serologjike të një çerdheje para se të fillojnë punën ka rezultuar se gati krejt edukatoret e kanë pas virusin më herët. Si çerdhe, tani është e sigurt por bashkë me studimet tjera do të na ndihmojë ta kuptojmë përhapjen në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Çerdhet në Prishtinë janë hapur më 10 gusht. /21Media

Back to top button