Ancelotti konfirmon të ardhmen e tij

dhe pse spekulimet përfunduan pas takimit me Florentino Perez, ku Carlo Ancelotti e konfirmoi se do të qëndrojë te Real Madridi, trajneri italian edhe një herë e ka bërë të qartë të ardhmen e tij.

Ancelotti e konfirmoi se do të qëndrojë te Reali, ndërsa edhe zbuloi se disa lojtarë do të largohen nga skuadra,

“Jam i lumtur te Real Madridi. Nuk ka probleme me klubin. Jam tejet i lumtur që të vazhdojë dhe ne do të provojmë të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”, tha Ancelotti.

“Disa lojtarë do të largohen, do të ketë ndryshime por skuadra do të jetë e mirë”, shtoi më tej Ancelotti.

Ancelotti është kandidati favorit i Federatës së Futbollit të Brazilit, dhe presidenti i kësaj të fundit e ka pranuar publikisht që dëshiron ta sheh italianin në krye të Kombëtares së Brazilit.

 

 

Back to top button