Pas shkarkimit të Maurizio Sarri-t nga stoli i Juventus-it, ekipi konfirmoi legjendën Andrea Pirlo si trajnerin e ri të ekipit.

Pirlo nënshkroi një kontratë 2 vjeçare me bardh e zinjtë.

Zonja e vjetër u skualifikua nga Uefa Champions League më 7 gusht përballë Lyon.

Edhe pse fituan me rezultatin 2-1, fitorja e Lyon në ndeshjen e parë i dha kualifikimin francezëve.

Kjo ishte goditja përfundimtare për trajnerin Maurizio Sarri pasi edhe më herët ai kishte probleme me drejtuesit e klubit.