Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Polonisë tha se presidenti konservator, Andrzej Duda, ka fituar 51.21% të votave në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Rezultatet bazohen në 99,97% të votave të numëruara.

Ai ishte në garë me kryebashkiakun social liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski, i cili ka fituar 48.79% të votave.

Sipas komisionit pjesëmarrja e votuesve ishte jashtëzakonisht e lartë me 68.12%.

Këto zgjedhje janë parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe marrëdhëniet e tendosura me Bashkimin Evropian.

Votimet u mbajtën nën rregulla të rrepta higjienike, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Votuesit duhej të mbanin maska dhe doreza, distancë fizike si dhe të dezinfektonin duart.

Ata përdorën lapsat e tyre për të shënuar votën.

Në raundin e parë muajin e kaluar, Duda fitoi 43.% të votave, ndërsa Trzaskowski 30.5%.