Anëtari i radhës në KQZ për LVV-në apo PDK-në?

Kompletimi i përbërjes së KQZ-së është një nga çështjet e para që e pret ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi paraardhësja e saj Vjosa Osmani nuk e përmbushi këtë obligim.
Nga presidenca nuk bënë të ditur se kur do ta emërojë Haxhiu anëtarin e 10-të të KQZ-së, për të cilin tashmë janë në një betejë dy parti politike, LVV-ja nga e cila vjen vetë Haxhiu, si dhe PDK-ja.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ndërkaq thonë se anëtari i radhës në KQZ i takon PDK-së dhe çdo veprim tjetër i Haxhiut në favor të LVV-së sipas Naim Jakajt, do të përbënte shkelje kushtetuese.
“Nuk është dashur të lihej një anëtar të mos dekretohej nga ish-presidentja Osmani. Znj.Haxhiu tani ka dy kërkesa, të LVV-së dhe të PDK-së ajo në respektim të kushtetutshmërisë e të parimeve ë ligjit dhe të përfaqësimit të grupeve parlamentare duhet sa më parë ta emërojë një anëtarë. Ne vlerësojmë që anëtari tjetër që do të vinte do të duhej të ishte nga PDK-ja,,,” Edhe pse vjen nga partia e njëjtë Haxhiu do të duhej të ishte e paanshme ta kryej funksionin e detyrës më integritet…kushtetuta kërkon një anëtar nga radhët e PDK-së që rasti të mos dërgohet në Kushtetuese… Do të ishte shkelje kushtetuese, nominimi, dërgimi, dekretimi i këtij anëtari të LVV-së”, tha Jakaj për rtv21
Lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së ish-presidentja Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për sqarim por e njëjta ishte shpallur e papranueshme nga Gjykata.
Avokati, Ardian Bajraktari, vlerëson se çështja e kompletimit të anëtarëve të KQZ-së duhet të merr epilog sa më parë.
“Osmani do duhej ta përmbyllte këtë detyrim kushtetues dhe ligjor. Për faktin se kompletimi KQZ është i rëndësishëm aq me shumë kur disa nga indikacione tashme janë që çojnë drejt zgjedhjeve. Referuar nenin 139 te kushtetutës dhe praktikes se numrit të anëtarëve besoj e subjektit te dyte do duhej ti takoni anëtari radhës. Të merr epilog kjo çështje në mënyrë subjekte e pakënaqura ti adresohen gjykatës. Apriori një ushtrues detyre nuk bene shkelje kushtetues ndonëse emërimet. Veprimet mund të cilësohen të tilla”, deklaroi Bajraktari për rtv21
LVV-ja insiston që anëtari i tretë në KQZ i takon asaj bazuar në numrin e deputetëve në Kuvend, derisa në PDK e mendojnë të kundërtën bazuar në, siç kanë thënë, praktikën e deritashme dhe Kushtetutën e Kosovës.
Sipas ish-anëtarit të KQZ-së, Blerim Burjani gjasat më të mëdha janë që Haxhiu anëtarin e radhës në KQZ-së t’ia jep LVV-së.
“Gjasat ligjore dhe të ligjshme e pranueshme e dini qe janë vetëm …….këtë situatën çka është tani me u plotësu nr 6-4-1 gjasat e mëdha janë qe zonja haxhiu ta emëroj anëtarin e LVV-së”, tha Burjani për rtv21
KQZ-ja ka gjithsej dhjetë anëtarë dhe kryetarin e saj. Në mungesë të anëtarit të dhjetë vetëm nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së kanë bërë betimin para tashmë ish-presidentes Osmani./RTV21/21Media