Merkel kishte kontakt me një mjek të infektuar

Merkel kishte kontakt me një mjek të infektuar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë negative në testet fillestare për koronavirus, bëri të ditur një zëdhënës i Qeverisë për Reuters, duke shtuar se kancelarja do t’iu nënshtrohet edhe testeve tjera.

“Rezultatet janë negative. Do t’ju nënshtrohet edhe testeve të tjera”, tha ky burim.

65-vjeçarja hyri në karantinë të dielën pas kontaktit me një mjek të infektuar. Nënkancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ajo është mirë, por po punon prej shtëpisë./21Media