Aktorja 42-vjeçare thotë se edhe ajo sikurse shumica e nënave

Aktorja 42-vjeçare thotë se edhe ajo sikurse shumica e nënave

Aktorja e Hollywoodit me vite lufton për të drejtat e femrave dhe ndihmon vendet e shkatërruara nga lufta.

Edhe pse duket se Angelina Jolie bën jetë të lehtë, aktorja 42-vjeçare thotë se edhe ajo sikurse shumica e nënave mundohet të koordinojë amësinë dhe karrierën.

“Merrem me punë humanitare, pasi nuk dua të kem jetë të zbrazët”, ka thënë ajo.

“Nëse nuk ndiheni të dobishëm dhe nuk bëni diçka që njerëzit përreth jush të ndihen më mirë, atëherë në një moment e kuptoni se nuk ndiheni edhe aq mirë. Do të keni jetë të zbrazët”, ka konkluduar aktorja.

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina ia ka kushtuar jetën fëmijëve të saj dhe punës si regjisore.