Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit këtë vit do të festojë edicionin e tij të 11-të, ndryshe nga çdo edicion tjetër, me data të reja dhe një format të adaptuar të festivalit për shkak të situatës me të cilën po përballemi të gjithë.

Nëpërmjet një komunikate për media, organizuesit e fetivalit njoftuan se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kemi vendosur që festivalin ta mbajmë me datat 17 deri më 23 gusht të këtij viti, e jo siç ishte paralajmëruar më herët në korrik.

“Anibar” këtë vit do të ofrojë një program të përshtatur sipas parametrave mbrojtëse të paracaktuara nga institcuionet relevante në Kosovë për mbrojtjen nga COVID – 19. “Anibar” është përkujdesur që përvec shfaqjes së filmave, prezantimeve, programeve speciale, aktiviteteve edukative dhe profesionale, të ofroj edhe programin artistik për transmetim online nëpërmjet platformave digjitale.