Prezantuesja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ka reaguar ndaj disa thashethemeve kinse për një rrahje nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj “Facebook”, Anita ka demantuar lajmin duke thënë se është mirë dhe e lumtur pranë bashkëshoritit të saj.

“E kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbremshja ishte e pamundshme te injorohet sepse une jam nene, moter, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetesuar dike diku”, ka shkruar ndër tjerash Muçaj-Haradinaj.

Ajo në fund u shpreh se gjithçka është në rregull dhe se është shumë mirë me Ramushin, shkruan rtv21.tv.

“Une jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin!”, ka përfunduar Anita.

E si shenjë dashurie dhe respekti, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij “Instagram” e ndjek vetëm Anitën.

Ndryshe, Anita Muçaj dhe Ramush Haradinaj janë të martuar dhe kanë katër fëmijë së bashku./21Media