Anjeza bëhet nënë për 8 Mars

Anjeza bëhet nënë për 8 Mars

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini në Ditën Ndërkombëtare të Gruas mori epitetin e të qenurit nënë.

Anjeza sot ka lindur fëmijën e saj të parë që është vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Tori (Victoria Kelis Connolly).

Lajmin për lindjen e vajzës e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka shkruar se këtë vit 8 Marsin e feston si një mami.

“Dita ime e parë e gruas si nënë. Përshëndetje nga vajza ime TORI (Victoria Kelis Connolly). Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogel sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly) ”, ka shkruar Anjeza në Instagram.

Kujtojmë se, në shtator të vitit 2015 këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë e saj me Paul Connolly me një ceremoni martesore në një kështjellë në Itali. Tashmë jeton në Londër./21Media